Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshjen e xhiros së tretë në Grupin I të eliminatoreve për “Kampionatin botëror 2018” kundër Ukrainës.
Përfaqësuesja e Kosovës është në përgatitje të duelit të ri.
Ekipi i Albert Bunjakit ndeshet të dielën me Ukrainën – në Poloni – në duelin e xhiros së tretë në Grupin I të eliminatoreve për “Kampionatin botëror 2018”.
Portali “Footballexpert.com” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave, përcjell “Lajmi.net”.
Kosova ka një pikë, kurse Ukraina një më shumë.