Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçqi ka ftuar sot udhëheqjen e Ishujve Komore ta rishikojnë vendimin e këtij vendi për njohjen e pavarësisë së Kosovës që e kishte marrë në vitin 2009.
Daçiq, i cili po qëndron në Ishujt Komore, siç njofton b92, ka theksuar se vendimi për njohje është në kundërshtim me parimet për të cilat përpiqen Komoret lidhur integritetin e Serbisë dhe se Serbinë me këtë shtet e lidhin marrëdhënie të mira që nga koha e ish-Jugosllavisë dhe Titos.
“Ne që kemi probleme të ngjashme, duhet ta përkrahim njëri-tjetrin. Prandaj, duam ta lusim Qeverinë, kryetarin, kabinetin e ministrave, që ta tërheqin njohjen, sepse Kosova është sikur Katalunia dhe ne natyrisht angazhohemi për dialog por ne jemi kundër akteve të njëanshme”, ka thënë me demagogji Daçiq, transmeton Koha.net.
Serbia është mike e Komoreve dhe e përkrah integritetin e ishujve, ka vazhduar Daçiq duke përkujtuar se “Jugosllavia dhe Tito e kanë përkrahur tërësinë territoriale të këtij vendi”.