Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në afërsi të fshatit Bllacë janë gjetur rreth 180 rrënjë të kanabisit.
“Më 19.08.2019, policët nga Njësiti për trafikime të jashtëligjshme në bashkëpunim me policët e SPB-Shkup dhe policinë kufitare në Bllacë, afër vendit të quajtur “Vrazhji Vir” kanë gjetur 180 rrënjë të kanabisit, si dhe pajisje për kultivim. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.