Zbulohen detaje të tjera shokuese: Hamide Magashi, porsa ta lindte fëmijën duhej “ta dorëzonte” te familja e burrit

Prishtinë | 01 Dhj 2022 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Janë zbuluar edhe detaje tjera të rënda pas vrasjes makabër që ndodhi mbrëmë në oborrin e QKUK-së, ku një grua shtatzëne u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj, me të cilin u konfirmua se ishin në proces të divorcit.

Njërën prej shoqërueseve të Hamide Magashit, e cila mbeti e vrarë nga tre plumbat e shkrepur nga bashkëshorti i saj Sokol Halili, ka thënë se e ndjera i kishte thënë se sapo ta linde fëmijë do t’ia jepte burrit të saj.

“Kur ta lindi fëmijën kam me ua dhënë atyre, familje së burrit”, i ka thënë e njëjta Insajderit.

Se fëmijë duhej “ta dorëzonte” tek familja e burrit e ka konfirmuar edhe motra e të ndjerës.

Të ngjashme