Ndonjëherë diçka joserioze por e përsëritur mund të çojë në fundin e një marrëdhënie.
Pas dy vitesh lidhje, Kendall Jenner dhe Devin Booker së fundmi i kanë dhënë fund romancës së tyre.
Sa i përket arsyes së ndarjes së çiftit, të shumta kanë qenë aludimet. Një burim për E!News disa ditë më parë u shpreh se ka qenë modelja që i ka kërkuar kohë basketbollistit. Ndonëse ato duhen, stilet e ndryshme të jetës i pengojnë të jenë bashkë.
Së fundmi një tjetër burim për “PageSix” është shprehur se në fakt arsyeja e vërtetë është karriera. Dyshja kanë zgjedhur angazhimet personale që iu marrin shumë kohë, përpara njëri-tjetrit.
“Edhe pse kujdesen akoma për njëri-tjetrin, Devin nuk do t’i propozonte martesë Kendall, pasi prioriteti i tij është karriera. Karriera e Kendall dominon gjithashtu jetën e saj”, tregon burimi.