Zbulohet arsyeja se përse kemi frikë nga errësira

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 15:41 | Nga

Nuk janë vetëm fëmijët që kanë frikë nga errësira, por edhe të rriturit dhe numri i tyre nuk është i vogël.

Një sondazh i YourGov, realizuar tek 2 mijë persona të rritur, doli në përfundimin se 40 përqind e tyre kishin frikë të lëviznin nëpër shtëpi në errësirë. 1 në 10 persona deklaruan se kishin kaq shumë frikë nga errësira sa nuk shkonin në tualet gjatë natës.

Të paturit frikë nga errësira nuk aq iracionale sa mund të duket.

E njohur si nyctophobiam, ndjenja e tmerrit e shkaktuar nga të qenit në errësirë, është në fakt një formë ankthi.

Përgjegjëse për këtë çrregullim emocional është pjesa reptiliane e trurit, që lidhet me fobi të tilla si frika nga lartësia dhe kafshët potencialisht të rrezikshme, e deri tek terrori që shkakton tek disa njerëz një buton i vetëm.

Frika ngulitet në tru në një nga këto tre mënyra: duke observuar dhe mësuar frikën e të tjerëve në fëmijëri, nga një eksperiencë traumatizuese, siç mund të jetë të sulmuarit nga një qen, ose nga një proces i njohur si ankorim, që ndodh kur një person ka një lloj paniku dhe truri lidh një objekt të afërt me ndjenjën e frikës.

Eksperienca të tilla janë gjeneza e fobive dhe shkaktojnë panik tek ata persona që vuajnë kur përballen me frikën e tyre.

Sipas shkencëtarëve, frika ndaj errësirës nuk është vetëm një gjendje e sikletshme, por lidhet gjithashtu me probleme si pagjumësia.

Një grup studiuesish të Ryerson University Sleep and Depression Lab realizuar një studim, rezultatet e të cilit treguan se ata që e kanë të lehtë të flenë janë të mësuar me zhurmat gjatë natës, ndërsa ata që kanë frikë nga errësira, kanë më shumë gjasa që t’i paraprijnë zhurmat.

Kjo i bën këta persona që të tensionohen kur fiken dritat dhe e kanë më të vështirë të flenë gjumë.

Por të fjeturit me dritën e ndezur, sipas një tjetër studimi nga Universiteti i Ohios, SHBA, mund të ndikojë në tru dhe të rrisë rrezikun për t’u prekur nga depresioni.

Mënyra më e mirë për të trajtuar fobitë, sipas ekspertëve është terapia.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme