Zbulohet minifabrika për përpunimin e duhanit

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 11:19 | Nga

Dogana e Kosovës ka arritur që gjatë një aksioni të identifikoi, lokalizoj dhe të ushtroj bastisje në një lokacion të dyshuar për kontrabandim dhe paketim të duhanit në Ferizaj.

Gjatë aksionit oficerët doganorë kanë kapur mbi 300 kg duhan i papërpunuar si dhe makinat për përpunimin e tij.

“Duke vepruar në koordinim me prokurorët kompetentë si dhe pas marrjes së urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj është ekzekutuar bastisja e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse sipas dyshimit të bazuar se ka duhan të përpunuar dhe pa përpunuar i cili duhan është kontrabanduar në rrugë të ndryshme”.

“Gjatë bastisjes në flagrancë është gjetur i dyshimti duke përpunuar duhan në katin përdhes. Duke marr parasysh se duhani i përpunuar dhe i papërpunuar nuk i plotëson kushtet ligjore, dhe nuk e ka autorizimin përkatës për grirje apo bluarje, ky duhan nuk ka të drejtë të del në treg”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Në vend të ngjarjes po ashtu është gjetur edhe makina për bluarjen e duhanin, e cila ka qenë duke punuar në momentin që Dogana ka ushtruar bastisjen.

Me urdhëresën e Gjykatës, është sekuestruar malli si vijon:

1. Duhan i përpunuar (grirë) 171 kg.
2. Duhan i papërpunuar (fletë) 161 kg.
3. Makinë për bluarjen e duhanit.

Rasti ka vazhduar për hetime dhe kundërvajtje doganore.

duhani1 duhani2 duhani3 duhani5

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme