Një monedhë përkujtimore 50 pence [60 cent] që shënon largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është zbuluar nga sekretari i Thesarit, Sajid Javid.
Monedha do të mbajë mbishkrimin “Paqja, prosperiteti dhe miqësia me të gjitha kombet” dhe datën 31 janar.
Javid kishte urdhëruar për herë të parë prodhimin e këtyre monedhave, pra përpara datës 31 tetor të vitit të kaluar.
Por vonesa në BREXIT, do të thoshte që rreth një milion monedha duhej të shkriheshin derisa të konfirmohej një datë e re daljeje.
Pra, rreth tre milionë monedha BREXIT do të hyjnë në qarkullim në Britani të Madhe që nga java e ardhshme, ndërsa shtatë milionë të tjera do të shtohen përgjatë vitit.