Zbulohet një organ i ri brenda kokës së njeriut

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Disa shkencëtarë holandezë janë befasuar nga një zbulim i papritur në kokën e njeriut.

Ata vunë re një grup i gjëndrash të mëdha të pështymës (të quajtura gjëndra tuberiale të pështymës) të vendosura prapa hundës; saktësisht në cepin ku zgavra e hundës takon fytin. Por cili është qëllimi i tyre?

Me sa duket, gjëndrat janë aty për të ‘lubrifikuar dhe lagur zonën e fytit pas hundës dhe gojës’, raporton The New York Times.

Zbulimi i gjëndrave ka qenë një tronditje për shumë shkencëtarë, duke i lënë ata të shokuar se si kaluan pa u vënë re për kaq shumë kohë.

Dr. Wouter Vogel, një onkolog rrezatues në Institutin Hollandez të Kancerit, tha: “Njerëzit kanë tre grupe të gjëndrave të mëdha të pështymës, por jo atje. Me sa dinim, gjëndrat e vetme të pështymës ose mukozës në nazofaringë janë mikroskopikisht të vogla dhe deri në 1000 janë shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjithë mukozën. Prandaj, imagjinoni sa u habitëm kur i gjetëm këto.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme