Ekonomia Online
FUNDIT

Zbulohet plantacion me 525 bimë kanabis në Podujevë

Zbulohet plantacion me 525 bimë kanabis në Podujevë

Një operacion policor në fshatin Zhiti të komunës së Podujevës ka çuar në zbulimin e tri plantacioneve të kultivuara me gjithsej 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa. Sipas informacioneve zyrtare, plantacionet janë zbuluar rreth orës 09:45 në një zonë pyjore të fshatit. Pas evidentimit të tyre dhe marrjes së mostrave për analizë, me vendim të […]

Sipas informacioneve zyrtare, plantacionet janë zbuluar rreth orës 09:45 në një zonë pyjore të fshatit.

Pas evidentimit të tyre dhe marrjes së mostrave për analizë, me vendim të prokurorit të çështjes, bimët narkotike bashkë me mjetet e punës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës konfirmon se rasti është duke u hetuar intensivisht, ndërsa deri më tani nuk është bërë e ditur nëse ka persona të arrestuar në lidhje me rastin.

“Raportohet se në pyllin e fshatit janë gjetur tri plantacione të mbjella 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa. Pas marrjes së mostrave me vendim të prokurorit bimët dhe mjetet e punës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme