Zbulohet tableta kontraceptive që mund të përdoret vetëm një herë në muaj

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Tableta kundër shtatzënisë, tanimë dihet se duhet të përdoret çdo ditë, në mënyrë që të parandalohet shtatzënia e padëshiruar. Për të lehtësuar këtë punë, hulumtuesit janë duke punuar në zbulimin e një tablete, e cila mund të merret vetëm një herë në muaj, shkruan Livescience.

Sipas “Science Translational Medicine”, kjo tabletë do të jetë organike, në formë të kapsulës dhe mund të përdoret vetëm një herë në muaj. Në momentin kur kjo tabletë arrin në stomak, ajo shpërbëhet në kontraceptiv, dhe dalëngadalë lëshon hormone kundër shtatzënisë.

Shkencëtarët thonë se ky zbulim do të jetë shumë i nevojshëm dhe i qëlluar, pasiqë shumë femra mbesin shtatzënë pa qëllim në rast se harrojnë ta marrin tabletën.

Kjo tabletë ende nuk është aplikuar apo testuar në njerëz, prandaj sipas hulumtuesve duhet ende studime dhe përmirësime të mëtejshme për të hyrë në funksion. /GE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme