Zbuluan vaksinën kundër Covid-19, themeluesit e BioNTech marrin një nga nderimet më të larta të Gjermanisë

Prishtinë | 27 Shk 2021 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, do të dekorojë zhvilluesit e vaksinës kundër COVID-19, Özlem Türeci dhe Ugur Sahin, me Urdhrin e Meritës për kontributin e tyre në “frenimin e pandemisë së coronavirusit”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, themeluesit e BioNTech, Özlem Türeci dhe Ugur Sahin, do të marrin “Kryqin Federal të Meritës” për zhvillimin e një vaksine kundër coronavirusit, njoftoi të premten zyra presidenciale e Gjermanisë.

Dhe ky do të jetë çmimi i parë i “Urdhrit të Meritës” i presidentit Gjerman Frank-Walter Steinmeier personalisht këtë vit.

Steinmeier e përgëzoi çiftin, duke thënë se ata kishin dhënë një kontribut vendimtar “në frenimin e pandemisë së koronavirusit”, shkroi presidenti në Facebook.

Ndërkohë bëhet e ditur, se përveç Steinmeier, edhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Pallatin Bellevue më 19 mars.

Cila është historia e BioNTech?

Ekipi i burrit dhe gruas filluan firmën e vogël të bioteknologjisë në qytetin gjerman të Mainz në vitin 2008.

Së bashku me kompaninë farmaceutike amerikane, Pfizer Inc, vaksina e tyre kundër COVID-19 ishte e para e autorizuar për përdorim nga Bashkimi Evropian dhjetorin e kaluar.

Türeci është shefe mjekësore e firmës dhe një studiues kryesor i kancerit dhe Sahin është shefi ekzekutiv i kompanisë.

“Ne ishim në gjendje ta bënim këtë sepse kemi një ekip fantastik. Një ekip i shkencëtarëve dhe stafit ndërkombëtar nga 60 vende të ndryshme të cilët kanë punuar me ne për vite në këtë temë [hulumtimi i mARN]”, kishte thënë Sahin më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme