Nga sot në Gjermani janë zbutur masat kufizuese në fusha të caktuara, kështu pas një muaji izolim total, kanë hapur dyert dyqanet megjithatë të gjithë punonjësit do të jenë të obliguar të bartin maska mbrojtëse, raportojnë mediat gjermane.
Zbutja e masave kufizuese dallojnë nga rajoni në rajon, kurse sipas vendimit të qeverisë federale, dritën e gjelbër për të hapur sërish dyert kanë marrë marketet që kanë hapësirë deri në 800 metra katrorë, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu është mundësuar hapja e librarive, automekanikëve por edhe të atyre që merren me rregullimin e biçikletave. Derisa në veri të Rajnit më saktësisht në Versfali, qendrat tregtare mbeten të mbyllura, në Brandenburg ato janë hapur sot.
Leje për të hapur dyert kanë marrë edhe kopshtet zoologjike, kurse nxënësit e parë në Saksoni u janë kthyer shkollave për shkak të provimeve që i kanë, e në Berlin dhe Brandenburg tashmë kanë filluar provimet.