Zëdhënësi i AAK-së: Kurti e ka marrë seriozisht formimin e Zajednicës

Prishtinë | 31 Kor 2022 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i AAK-së Lulëzim Blaka, ka reaguar pas mburrjeve të Kryeministrit Kurti lidhur me programin Kompakt të MCC-së.

Duke statusin e MCC në Twitter të datës 11 dhjetor 2018, Blaka i ka kujtuar Kurtit se kur “Me 11 dhjetor 2018, kur MCC e miratoi programin KOMPAKT për Kosovën, Kryeministër i vendit ishte z. Haradinaj, e tarifa 100% ndaj Serbisë sapo kishte hyrë në fuqi”.

Zëdhënësi i AAK-së gjithashtu, i ka kujtuar Kurtit se ishte ai që hoqi tarifën, dy javë pasi mori qeverinë si dhe e akuzoi kryeministrin se po merret seriozisht me formimin e Asociacionit të komunave serbe.

“Albin, tarifën e hoqe dy javë pasi të shkeli këmba në qeveri, e tash, qysh e ke marrë me seriozitet Zajednicën, ka gjasa edhe e formon” – ka përfunduar Blaka deklaratën e tij në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme