Zëdhënësi i AAK-së për protestën e sotme: Protesta e VV-së nga analfabetët e Kurtit, për ta tërhequr vëmendjen nga skandali i Martin Berishajt

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Kushtrim Xhemaili përmes një postimi në Facebook ka thënë se në protestë u panë ata përkrahësit deluzional të kryeministrit Kurti.

“Në shesh sot i pamë ata përkrahësit deluzional të Kurtit. Ata që kanë mbet pa u rahatu në kapjen e shtetit. Me protestë pa e ditë arsyen e protestës, me gabime dhe ironikisht duke e përqafuar tezen e Kurtit se shqiptarët janë analfabetë, dolën analfabetët e Kurtit”, ka shkruar Xhemaili 

Ai ka thënë se mashtrimet e Kurtit tash shihen si të vërteta vetëm nga ata që janë të verbër ndaj realitetit.

“Kjo është një përpjekje e mjerë e Kurtit për ta tërhequr vëmendjen nga skandali i Martin Berishajt me protestë koti në shesh. Kurti, ky udhëheqës i kapluar nga vetëdashnia e buzë greminës, vret te gjitha qendrimet e veta. Mashtrimet e Kurtit tash shihen si të vërteta vetëm nga ata që janë të verbër ndaj realitetit”, ka përfunduar Xhemaili.

Të ngjashme