Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka reaguar ndaj një ‘studimi’ që sot u publikua në media se Bashkimi Evropian ka konstatuar se ameikanët përmes dezinformatave kanë rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit.
Bytyçi në një reagim në faqen e tij në Facebook e ka dëshifruar raportin i cili sipas tij është i bazuar në lajme të Sputnikut të Rusisë dhe bashkëpunim të ngushtë me portalin kallxo që ka lidhje të ngushtë me Haki Abazin e Vetëvendosjes.
Dekkarata e plotë e Zëdhënësit të PDK, Avni Bytyçi:
E lexova këtë “raportin” që e paskan bërë për Parlamentin Evropian. Mediumi kallxo com, e disa mediume tjera kanë shkruar një artikull se kinse “dezinformimi” amerikan ka qenë arsye pse Albin Kurti është rrëzuar nga qeveria.
Raporti për Kosovën i ka vetëm dy faqe, faqja 25, 26.
Autorët:
Samuel GREENE, Gregory ASMOLOV, Adam FAGAN, Ofer FRIDMAN, Borjan GJUZELOV, flasin për Kosovën nga një perspektivë që asnjëherë nuk ka ekzistuar, kanë kontradikta në kohë edhe në përmbajtje.
Më poshtë, po i listoj këtu burimet që i kanë përdorur si referencë:
Motherjones com, (një referencë, portal për të cilin kurrë nuk keni dëgjuar),
Balkaninsight.com, portal regjional (një referencë),
Theguardian com, (dy referenca)
The twitter, (paramendo një rrjet social si referencë, hajde po e pranojmë se aty bëhen fakenews prej Amerikës për Kosovë🙈),
Dy referenca janë nga sputiknews.com, po e njihni besoj portalin propagandues rus.
Një referencë nga europeanwesternbalkans com, dhe një nga Serbia, nga informer rs.
Në fund, për mediat që i postojnë këto lajme me këta tituj, një këshillë: Jo gjithçka çka shkruhet në BE është e vërtet, po flas për të njëjtën kategori që po na mbajnë të izoluar me vite të tëra pa liberalizim, pa asnjë argument racional.
Edhe aman, lexoni dokumentet, shikoni pak seriozitetin e tyre, autorët dhe referencat. Në Kosovë po jetojmë të gjithë, edhe ngapak e kemi mësuar anglishten.
Në fund, këtu një raport zyrtar nga institucionet e BE-së po pretendon se zyrtarët amerikanë kanë përdorur lajme të rrejshme për ta rrëzuar “një qeveri në Kosovë”. Hajde rren hajde!
Për çështjen e trupave amerikane që i largojnë prej Kosovës për shkak se Kosova ka qenë në kundërshtim me politikat amerikane, na kanë thënë shumë më herët.
Unë, së paku kam qenë në disa takime ku argumentet që i kanë përdorur kanë qenë pak më të rënda se sa vetëm largimi i trupave amerikane.
Në mes të vërtetës nga amerikanët e disa idiotë që e bëjnë një raport me referenca të lartëpërmendura, jashtë çdo konteksti e me shumë kontradikta, unë e kam prirje për t’i besuar Amerikës edhe gjërave që i kam dëgjuar me veshët e mi gjatë takimeve.
Për rikujtim, Albin Kurti e ka shkarkuar Agim Veliun duke poshtëruar publikisht partinë e LDK-së. Si kundërpërgjigje, LDK ia kishte dhënë një afat Albinit dhe LVV-së që ta rikthejnë Agim Veliun në pozitë, ose koalicioni i tyre merr fund. Pjesën tjetër besoj të gjithë e dini!
Edhe për fund, duke e shikuar përmbajtjen më të thelluar siç po duket, kallxo.com, dhe BIRN i kanë dhënë inputet për këtë raport, mediumi që i ka financiuar gjatë Haki Abazi. Ndërsa sot, vet e kanë bërë lajmin.
Flm për mashtrim, por anti-amerikanizmi ka zero tolerancë, metodat ruse nuk funksionojnë tek ne!
Anti-amerikanizmi nuk kalon!