Zëdhënësi i PDK-së: VV-ja së bashku me nostalgjikët e Jugosllavisë, islamistët e enveristët ka mbijetuar veç me popullizëm

Prishtinë | 22 Nën 2023 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka kritikuar qeverinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, se së bashku me nostalgjikët e Jugosllavisë, islamistët dhe enveristët ka “mbijetuar deri këtu vetëm me popullizëm.

Përmes një postimi në Facebook, Abdullahu ka thënë se nëse nuk kuptohet drejt pse dhe si përfunduan në VV dhe në Qeverinë Kurti “Nostalgjikët e Jugosllavisë – pra ata që ishin kundër luftës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë, Islamistët – pra ata që deformojnë islamin për politika me agjenda jo shqiptare dhe Enveristët – pra ata që edhe kur u hap Shqipëria refuzuan ta pranojnë se ky lloj komunizmi paska qenë dekadent”, asnjëherë nuk do të qeveria aktuale.

“Asnjëherë nuk do ta kuptojmë si duhet VV-në, Kurtin dhe Qeverinë aktuale. Asnjëherë nuk do ta kuptojmë se si këto tri mendësi politike dhe kulturore shumë antagoniste me njëra tjetrën përfunduan në një strofullog politik. Asnjëherë nuk do ta kuptojmë se pse proceset e filluara pas luftës së fundit kanë ngecur dhe janë deformuar kaq shumë. Asnjëherë nuk do të kuptojmë se një kombinim i tillë është dekadent dhe jo funksional. Asnjëherë nuk do ta kuptojmë se krejt këto mund të mbijetojnë bashkë veç me popullizëm. Deri kur?”, ka shkruar Abdullahu.

Të ngjashme