Zëdhënësi i Qeverisë jep detaje se kush u izolua përveç kryeministrit

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 12:32 | Nga Halide Rexhepi

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka dhënë detaje për Ekonomia Online për vetizolimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Kryeziu ka thënë se kanë ndërmarrë këtë veprim si masë parandaluese të përhapjes së Coronavirusit.

“E kemi ndërmarrë këtë veprim si masë parandaluese, rekomandimi ka qenë që të gjithë personat që kanë pasur kontakt me zyrtarin e Ministrisë së Integrimit Evropian, jemi në vetizolim stafi i ngushtë i kabinetit të kryeministrit Kurti dhe kabineti i Ministrisë së Integrimeve”, tha Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se janë në pritje të rezultateve të zyrtarit të ministrisë, të cilat do të dalin pasdite dhe më tutje do të mendohet se cilat veprime do të i ndërmarrin.

“ Ne jemi në pritje të rezultateve të tesimit të zyrtarit të ministrisë, të cilat dalin pasdite e më pas do të shohim për veprimet e ndërruara”, tha ai.

Kryeministri në detyrë  Albin Kurti përmes një postimi në Facebook njoftoi se ai bashkë me zyrtarë  të tjerë të qeverisë janë në vetizolim pas kontaktit që kanë pasur me një zyrtarë të Ministrisë së Integrimit Evropian i cili ka pasur kontakt të ngushtë me rastin pozitiv të mbrëmshëm në Prishtinë.

Të ngjashme