Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë i shmanget pyetjes nëse Izraeli është aleat i rëndësishëm

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja për medie e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, i është shmangur pyetjes nëse Izraeli dhe Arabia Saudite janë aleatë të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë një përballjeje me gazetarët rreth mungesës së kontakteve zyrtare deri më tani mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij izraelit, Benjamin Netanyahu, sekretarja për medie u pyet: “A mund të na jepni një kuptim më të gjerë të asaj që administrata është duke u përpjekur të arrijë në Lindjen e Mesme? Për shembull, a i vlerëson administrata ende aleatë të rëndësishëm sauditët dhe izraelitët?”

Ajo u përgjigj: “Ju e dini, përsëri, unë mendoj, ne, ka procese të vazhdueshme dhe procese të brendshme brenda agjencive, aso që ne, mendoj se kam konfirmuar një takim mes agjencive javën e kaluar për të diskutuar një varg çështjesh në Lindjen e Mesme, ne kemi qenë këtu vetëm për tri javë e gjysmë.”

Shtëpia e Bardhë disa herë është përballur me pyetjen pse Bideni nuk ka folur me liderin e Izraelit, partner strategjik afatgjatë i ShBA-së në Lindjen e Mesme, që nga ardhja në pushtet para më shumë se tri javëve, shkruan Fox Neës, transmeton Gazeta Express.

Kur u pyet për atë se kur presidenti i ri amerikan do ta telefonojë Netanyahun, sekretarja Psaki tha se nuk mund të ofrojë afate kohore apo të tregojë se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Të ngjashme