Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministres britanike, Liz Truss.
Ajo tha se Truss ishte një “turp”, raporton BBC.
Ajo tha se “Britania nuk e ka njohur kurrë një turp të tillë të një kryeministreje” dhe se Truss “do të mbahet mend për analfabetizmin e saj katastrofik”.
Zakharova ka të ngjarë t’i referohej një komenti të bërë nga Truss kur ishte sekretare e jashtme, në të cilin ajo dukej se ngatërronte dy rajone të Rusisë me Ukrainën.