Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu ka sqaruar organizimin e pyetje në konferenca për media nga ana e gazetarëve.
Kryeziu ka thënë se do t’i udhëzoj tash e tutje gazetarët që pyetje t’i drejtojnë tek ai, kurse pyetjet te folësit.
Ai ka thënë se qëllimi i kësaj është që të organizohet renditja kronologjike e gazetarëve që do të marrin fjalën. “Krejt çka unë kërkoj nga gazetarët është që të ngritin dorën, veprim ky që paraqet kërkesë për pyetje, ashtu që t’ua përcaktoj një numër rendor – zakonisht nga 1 deri në 3”, ka thënë ai.