Zejnullahu: Ministri Latifi duhet të kthehet në Kosovë ose duhet të shkarkohet

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu në seancën e sotme të Kuvendin ka komentuar largimin e mjekëve nga Kosova.

Sipas saj, kushtet e Qeverisë Kurti kanë bërë që Kosova të mbetet pa mjek teksa thotë se Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi duhet të kthehet në Kosovë ose të shkarkohet.

“Sot më shumë se kurrë kur pacientët kanë nevojë për përmasim të shërbimeve dhe mbështetje, kjo qeveri i ka lënë në harresë. Pacientët po presin me muaj dhe vite për një operacion, teksa profesionistët janë lënë pa paga. Ministri duhet të kthehet në Kosovë ose duhet të shkarkohet”, tha Zejnullahu.

Të ngjashme