Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka çuar në Kuvend listën me 900 emra të qytetarëve që janë në lëndën kundër tij në procesin gjyqësor për manipulim me viza.
Ai ka thënë se këtë listë po ia dorëzon shefit të gr parlamentar, Glauk Konjufca, duke thënë se ka fakte rrëqethëse për deputetët e opozitës. Zeka ka shtuar se i jep një javë kohë që VV ta shqyrtojë këtë listë.
“Ia dorëzoj simbolikisht këtë listë me 900 emra dhe numra të telefonit. Nëse vërtetohet që kam marrë një euro për viza, unë jap dorëheqje. Një javë ditë i ka kohë të flasë dhe më pas unë flas me fakte rrëqethëse edhe për ata deputetë që kanë shkuar për trajtim neuropsikiatrik te Burdushi”, ka thënë ai.
Zeka la listën ne tavolinën e Konjufcës, i vili nuk ishte prezent.
Sa i përket buxhetit, deputeti Zeka, ka lutur ministrin e financave dhe atë të ekonomisë që të zbresin maksimalisht shpenzimet e tyre, ndërsa të rrisin ato për arsim.
“Sa i përket buxhetit, lus ministrin e Financave që ti zbresin shpenzimet që janë marramendëse të zëvendësministrave, të udhëtimeve të zyrtarëve, edhe kryetarin r kuvendit dhe jryesinë që ta lroshin kontratën që e kanë bë për 66 muaj. Krejt këto pare ti drejtojnë tek çerdhet, shkollat, shtëpive të pleqve”, tha Zeka.
“Nëse ne nuk e kemi prioritet për dhjetë vjetarin arsimimin ne nuk mund ta zhvillojmë këtë vend. Prandaj ministër hiqni ato telefonata, ato kartela bajagi të majme, këshilltarët kanë shoferë me paga të majme”, shtoi Zeka.
Ndërsa edhe deputetët, Bekim Haxhiu dhe Danush Ademi kanë bërë kërkesa për ndarjen e buxhetit.
Bekim Haxhiu ka propozuar që me buxhetin e vitit 2019, të ndahet një buxhet për ngritjen e pllakave përkujtimore për të gjithë të rënët në Kosovë dhe të vendosen buzë rrugës, fond për shtatoren e Fadil Vokrrit.
Po ashtu Danush Ademi, ka propozuar qe në buxhet të ndahen edhe për nevoja të komuniteti rom, ashkali dhe egjiptas.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/278579746131010/