Zeka kërkon që të kthehet dënimi me vdekje

Prishtinë | 01 Dhj 2022 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Milaim Zeka, në lidhje me vrasjen e gruas 35-vjeçare në oborrin e QKUK-së, ka kërkuar rikthimin  dënimit me vdekje.

Ai ka thënë se këtë e aplikon edhe Japonia dhe duhet të zbatohet në Kosovë dhe Shqipëri.

“Edhe Japonia e ka denimin me vdekje Kot vajtojme per kete vrasje kaq te rende. Kot qyrravemi. E vetmja zgjidhje per Kosoven dhe Shqiperine eshte kthimi i denimit me vdekje. Japonia e ka, pse te mos e kemi ne”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Vrasja që ndodhi të mërkurën brenda oborrit të QKUK-së  ka tronditur opinionin kosovar.

I dyshuari vazhdon të jetë në arrati.

Të ngjashme