Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane (OEA), Arian Zeka, tha se e duhet të bëhet më shumë se përveç takimeve në rrafshin politik mes Kosovës e Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.
Ai në tryezën “Tregtia me Shqipërinë: Sa komplekse”, të organizuar nga OEA, tha se ide e tregut të përbashkët mes vendeve të Ballkanit do të ishte e mirëseardhur, ngase ai konsideron se Kosova e Shqipëria nuk konkurrojnë njëra-tjetrën.
Duke shtuar se barrierat mes të dyja vendeve nuk kanë kuptim.
“Kjo temë vazhdon të jetë më e diskutuara pavarësisht takimeve në rrafshin politik, në praktikë mbetet për tu bërë shumë”.
“Ideja për të pasur një treg të përbashkët mes vendeve të Ballkanit do të ishte ide e mirë. Ne nuk i konkurrojmë njëra-tjetrës, Kosovës dhe Shqipërisë. Barrierat nuk kanë kuptim”.
Sipas Ilir Ibrahimi, president i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, bizneset kosovare kanë brenga konkrete dhe ato duhet të merren parasysh nga Qeveria e Shqipërisë dhe të hiqen barrierat.
Ibrahimi tha se taksa e përcaktuar nga Qeveria e Shqipërisë për “Rrugën e Kombit” është e papërballueshme për bizneset.
“Në shoqërinë kosovare ekonomia nuk po zë vendin e duhur. Kemi parë biznese që kanë treguar barriera të vendosura nga qeveria e Shqipërisë. Bilanci Kosovë-Shqipëri ka shënuar rritje në të mirë të Shqipërisë. Heqja e barrierave nuk është bërë. Bizneset kosovare kanë brenga konkrete, ato duhet të merren parasysh nga Shqipëria që të kemi një treg të integruar”.
“Nuk ka patriotizëm nëse dëmtohen bizneset. Taksa e rrugës, dëshirojmë ti vëmë në pah gjërat që pamundësojnë të bërit biznes. Taksa është e papërballueshme dhe ndoshta bizneset duhet të shohin alternativa. Është momenti i fundit që bizneset që subvencionojnë klasat”.