Zeka: Kurti ka krijuar anarki totale në Kosovë, po qeverisë me njerëz të paditur si Xhelal Sveçla

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti Milaim Zeka thotë se qeverisja e Albin Kurtit është një zhgënjim total.

Zeka thotë se Kurti me qeverisjen e tij ka krijua anarki institucionale në Kosovë duke e zhgënjyer totalisht në mënyrën e tij të qeverisjes, raporton gazetablic.

Ai thekson se vendi po udhëhiqet nga njerëz të paditur si Xhelal Sveçla i cili po bën veprime joligjore duke përmendur rastin ku ai e akuzoi Presidentin Thaçi se ka kontrabanduar në Kosovës ish-Presidentin Behgjet Pacolli.

“Unë kamë qenë njëri nga përkrahësit më të mëdhenj të kësaj qeverie. Unë kamë qenë kundër politikës së kaluar në mënyrën se si është udhëhequr Kosova por Albin Kurti për mua ka qenë politikani i cili më ka zhgënju më së shumti në jetën time. Ka kriju anarki totale në Kosovë. Kosova sot është në anarki institucionale. Vendi udhëhiqet nga njerëz të kategorisë së Xhelal Sveçlës , i cili veprimet e tij i ka përpos të një njeriu totalisht të paditur janë veprime antiligjore, si kërcënime, shantazhe, etiketime. Kur Ushtruesi i Detyrës së ministrit të Brendshëm akuzon Presidentin e vendit se gjoja e ka kontrabandu ish-Presidentin Pacolli dhe e ka futur ilegalisht nga Shqipëria në kosovë është turp dhe është vepër penale”, tha Zeka.

Tutje Zeka komenton edhe koalicionin e mundshëm që mund të formohet atë ndërmjet LDK-së, AAK-së dhe Nismës.

Ai thotë se ky koalicion nuk pritet të ketë shumë jetëgjatësi.

“Koalicioni LDK-AAK-NISMA nuk mund të zgjasë më shumë se sa deri në Marsin e vitit të ardhshëm derisa skadon mandati i Presidentit Thaçi. Në qoftëse presidenti nuk shkon edhe me një mandat tjetër 5 vjeçar atëherë vendi është i detyruar me shku në zgjedhje. Kjo qeveri ka tre sfida përpara, sfidën e liberalizimit të vizave, sfidën e dialogut dhe atë të rimëkëmbjes ekonomike për një vit. Nëse tregon suksese kryeministri i ardhshëm Hoti, vendi mundet me u stabilizu dhe vendi me shku në zgjedhje normale të reja. Kosova politikisht s’ka qenë asnjëherë në histori të vetën më në anarki se tani”.

Subjektet politike janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e Presidentit.

Ky vendim është paraparë të jepet deri me 29 Maj.



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme