Zeka: Mustafa kontrabandoi para të 3 përqindëshit, sabotoi Rugovën

Prishtinë | 22 Kor 2017 | 14:11 | Nga

Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Milaim Zeka është përfshirë në akuzat lidhur me kontrabandimin e deputetëve, duke thënë se Isa Mustafa ka përvojë në kontrabandë.

Ka thënë se Kryetari në largim i LDK-së është i mësuar me punë të tilla, pasi ka bërë kotrabandë me paratë e trepëqindëshit. Ka thënë po ashtu, se Isa Mustafa e ka sabotuar dhe luftuar Ibrahim Rugovën. Ka folur fjalë të mira për raportet e Haradianjt me ish-Presidentin.

Milaim Zeka, ish-gazetar dhe njëri prej njohësve më të mirë të rrjedhave politike në tri dekadat e fundit në Kosovë, ka lëshuar akuza në drejtim të Isa Mustafës. Ka thënë se kryetari në largim i LDK’së ka përvojë në kontrabandë me paratë e trepërqindëshit.

Ky reagim i Zekës, i cili është deputet i PAN’it, ka ardhur pas akuzave të Isa Mustafës se dikush po bën kontrabandë me deputetë.

Sipas Zekës, reagimet e Kryetarit në largim të LDK’së janë për shkak se e ka rrok edhe pleqëria.

Statusi i plotë i Milaim Zekës:

Kapslleku i trurit te Isa Mustafes

Rande paska fole Isa Mustafa sot. I paska fy edhe ata njerez te LDK se qe po e mbeshtesin Ramush Haradinajne per kryeminister. Kuku, paska folur edhe per Rugovizmin?! E kush se?! Isa Mustafa, i cili sa e sa here e ka lane Rugoven neper rruget e botes, pa ja pagu hotelin, biletat, nga fondi i qeverise Bukoshi. Njeriu qe ja shkeputi telefonat edhe uigoves, edhe QIK-ut, pikerisht per shkak te bllokades totale nga ana e Ises dhe Bukoshit.

Ju garantoje me jete se Ramush Haradinaj e ka dashte, e don, dhe i ka sherby Rigoves nje milion here ma shume se sa Isa. Ju garantoje se po te mos ishin njerezit si Ramushi (me krejte defektet e tije te pasluftes), Isa kurr nuk e kish pa Kosoven e çliruar, ndersa Agim Bahtiri kish me vazhdu me la bythe plakash ne Holande.

Lum ajo pjese e LDK se qe i çmon e nuk i harron keto vlera. Lum ata qe nuk i harrojne vizionet e Sali Çekut, i cili eshte luftuar aqe shume nga dysheja Bukoshi-Mustafa. Isa Mustafa eshte mesu te merret me kontrabanden e pareve te 3 perqindeshit, te Dardania Bankes ne Tirane, etj, etj.

Po e per Isen, i cili eshte bere kaps ne tru, e ka shkru nje poezi i madhi, Dritero Agolli:

U plaken te gjthe, U plakem edhe ne te gjoret Veshtire po e bejme kaken Me veshtire i mbajme pordhet!!!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme