Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet është takuar me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK) Arian Zeka, raporton Ekonomia Online.
Zeka tha se Oda Ekonomike Amerikane ia ka dorëzuar 50 rekomandime Qeverisë së Kosovës për katër vjetët e ardhshëm.
Sipas tij, prioriteti kryesor për Qeverinë të jetë hartimi i një strategjie nacionale për zhvillimin ekonomik.
“Shpresojmë që do të merren në konsideratë e të përfshihen në programin e Qeverisë. Disa prej këtyre rekomandime kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe me sektorin privat, por disa kanë të bëjnë edhe me situatën aktuale në të cilën jemi”.
“Prioriteti kryesor sipas nesh për Qeverinë është hartimi i një strategjie nacionale për zhvillimin ekonomik që i ka munguar vendit. Me prioritet e shohim plotësim ndryshimin e Ligjit për investime strategjike”.
“Ne kemi qenë të përfshirë në monitorimin e zbatimit të MSA-së. Por e shohim si shqetësim mungesën e liberalizimit të vizave. Nuk mund të ketë zbatim të mirëfilltë të MSA-së as dhe marrëveshjeve për tregti të lirë përderisa ndërmarrësit nuk lejohen të lëvizin lirshëm në Bashkimin Evropian”.
Kryesuesi i Komisionit, Ferat Shala, tha se janë të hapur për të marrë përvojë nga të gjithë partnerët, përfshirën edhe Odën.
“Jemi të hapur si Komision për të marr gjithë përvojën, por jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me partnerë të tjerë”.
Deputetja Jeta Statovci, tha se takimi me Zekën ishte informues dhe hap rrugë drejtë koordinimit në të ardhmen, raporton EO.
“Ky takim është i karakterit njoftues që të hapu rrugë drejt bashkëpunimeve dhe koordinimeve dhe si pasojë e pandemisë trendët e zhvillimit ekonomik kanë ndikuar në ekonominë e Kosovës”.