Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka është takuar sot me djalin e ish presidentit Rugova, Mendimin.
Por, sipas Zekës, takimi i tyre nuk ka patur temë numërat për Qeveri, por ishte takim qejfi.
Në takim ishte edhe dizenjatorja e njohur, Blerina Kllokoqi në një datë që simbolizonte 10 vjetorin e martesës së saj me Mendimin.
“Me Blerina Kllokoqin, dhe Mendim Rugoven, nuk kemi biseduar per numera te Qeverise, pasiqe ate muhabet e kishin pas ba pak para meje me Isa Mustafen. Nuk desha me nderhy ne punet e brendeshme te LDK-së.
Sot, Blerina dhe Mendimi kane 100 vjetorin e kurorizimit, minus nje zero. Muhabeti ishte i thjeshte: A ma e rande politika, apo martesa?!!!” shkruan Zeka në Fcaebook.