Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK), po konsideron se situata politike e krijuar në vend, do të ndikojë në tërheqjen e investitorëve të huaj dhe do të kthejë në pikën zero të gjitha nismat ligjore për reforma në fushën e të bërit biznes.
Kryetari i OEAK-ut, Arian Zeka në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se deri në konsolidimin e institucioneve të reja, do të krijohet një pasiguri tek investitorët e huaj dhe si shkak ata do të largohen nga Kosova.
“Vetë situata momentale është goxha komplekse dhe ndikon negativisht në mjedisin e të bërit biznes, meqenëse frenon reformat të cilat janë nisur të shumë proceseve të plotësim ndryshimit të shumë ligjeve të ndryshme të cilat afektojnë bizneset dhe natyrisht rrisin pasigurinë e të bërit biznes e rrisin pasigurinë politike dhe si të tilla mund të jenë dekurajuese për investitorët e huaj nëse shpërbëhet kuvendi”, thotë ai.
Po ashtu sipas kësaj Ode, në rast të shpërbërjes së Kuvendit, do të ngadalësohen edhe reformat, si në hartimin dhe plotësimin ndryshimin e ligjeve, apo aprovimin e ligjeve dhe do t’i kthejë ato në pikën zero.
“Të gjitha nismat ligjore qoftë për krim qoftë për hartim për aprovim të ligjeve të reja apo për ndryshim të ligjeve ekzistuese, do të kthehen në pikën zero, që do të thotë që tërë ajo kohë e cila është humbur deri më tani në përgatitjen atyre ligjeve do të jetë një kohë e quar huq edhe në të njëjtën kohë natyrisht kurdo që të themelohen institucionet e reja, sërish po flasim për situatë hipotetike do të nevojitet që të shpenzohet e njëjta sasi kohore për të draftuar ligjet dhe për ti sjellë sërish ato në kuvend. Koha është një faktor tepër shumë i rëndësishëm për bizneset dhe për investitorët”.
Zeka thotë se procedurat që kanë nisur kompanitë investuese nëpër ministritë përkatëse do të ndikojë që përfundimisht ata të largohen në rast vonesave në marrjen e përgjigjeve.
I pari i Odës Ekonomike Amerikane, thotë se pavarësisht që është folur se investitorët po largohen shkaku i nepotizmit dhe shantazheve nga grupe të ndryshme të interesit, shumica prej tyre mbesin të nivelit spekulativ.
“E para është e vërtetë ajo që thoni ju është folur kogja shumë për tërheqjet e investitorëve të huaj nga Kosova megjithatë nuk ka raste të tilla konkrete ndoshta ka ndonjë 1 ose 2 raste të tilla të kompanive të caktuara të cilat janë vendosur këtu dhe pastaj për një arsye ose tjetër janë tërhequr por megjithatë arsyet mund të jenë të nivelit spekulativ dhe së paku ne në Odën Amerikane për një informatë të tillë për të cilinë do të mundë të flisnim publikisht”, thotë ai.
Sa i përket tarifës 100 % kundër produkteve me origjinë nga Serbia e Bonja dhe Hercegovina, Oda Amerikane mban qëndrim të qartë së ky vendim i Republikë së Kosovës është vendim politik dhe si i tillë është në kundërshtim me marrëveshjen për tregti të lirë, e njohur si CEFTA dhe me frymën në të cilën ndërtohet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit.
“Ne kemi pasur një qëndrim se çfarëdo mase tarifore ose jo tarifore është në kundërshtim me marrëveshjet për tregti të lirë me të cilat Kosova i ka ndërrmarë”, thotë ai.
Sipas Zekës taksa duhet të hiqet dhe mos të krijohen barriera në tregtinë e lirë.
“Ne besojmë në nuk duhet të ketë barriera të tilla tarifore edhe në të njëjtën kohë edhe trifa që Kosova u ka vendosur fqinjëve të sajë të hiqet”.
Zeka thotë se masa 100 % ndaj produkteve Serbe dhe Bosnje Hercegovinës, ka ndikuar që produktet vendëse të kenë hapësirë më të madhe në treg dhe në të njëjtën kohë është rritur importi nga Shqipëria dhe Maqedonia si dhe nga vendet e Bashkimit Evropian.
“Ajo që kemi vënë re është poashtu një rritje e importeve nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga Republika e Shqipërisë, nga dy shtetet që janë në kufi të Kosovës, që do të thotë se një pjesë e madhe e produkteve të cilat nuk kanë mundur të importohen pas vendosjes së masave tarifore megjithatë kanë gjetur zëvendësim te këto dy shtete dhe natyrisht të shteteve të tjera të Bashkimit Evropian të cilat poashtu kanë shënuar rritje të eksporteve të tyre drejtë Kosovës”, përfundon Zeka.