Zelanda e Re feston Vitin e Ri 2019

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Zelanda e Re është ndër vendet e para në botë që ka festuar ndërrimin e moteve.

Në ora 24:00 dhe sipas zonës sonë kohore në orën 12 në mesditë festohet Viti i Ri.

Pas Zelandës së Re, viti i ri 2019 në orën 14:00 pritet që të festohet në Sydney të Australisë; në orën 16:00 Tokyo të Japonisë; në orën 17:00 në Hong Kong, Kinë; në orën 19:30 në New Delhi, Indi; në orën 20:00 në Karachi të Pakistanit; në orën 11:00 në Moskë të Rusisë; në orën 11 në Cape Town të Afrikës së Jugut dhe më pas në orën 00:00 do të mbërrijë edhe në vendin tonë.

Vendet e fundit që do ta presin vitin e ri 2019 është Rio de Janerio në Brazil ditën e nesërme në orën 15:00 dhe në New York City në orën 18:00 me orën tonë.

Hedhja e fishekzjarrëve në mënyrë të organizuar nga shteti bën që banorët ta presin Vitin e Ri nëpër sheshe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme