Zelanda e Re miraton 4 ditë punë në javë

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Në shumë shtete po diskutohet ideja e shkurtimit të orareve të punës, duke u nisur edhe nga studime të ndryshme se oraret e tejzgjatura nuk janë produktive.

Ndër vendet që e ka marrë në konsideratë këtë iniciativë ka qenë edhe Zelanda e Re dhe duke nisur nga kjo javë, popullsia e saj do të punojë vetëm katër ditë në javë. Unilever është bërë kompania më e fundit që e ndërmerr këtë iniciativë, dukje i lënë punonjësit të zgjidhnin çfarë dite dëshironin të punonin dhe kjo parashikohet të zgjasë një vit. ndërkohë që më parë e bënë shpërndarësi i çajit ‘Lipton’, sapunit ‘Dove’ dhe akulloret ‘Ben & Jerry’.

Madje, ata i lanë dorë të lirë punonjësve të zgjedhin edhe katër ditët e preferuara për të punuar çdo javë. Kjo provë do të bëhet për 1 vit radhazi dhe nëse është efektive mund të vendos pikë në kontratën e përhershme.

Ka qenë vetë kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e cila disa ditë më parë sugjeroi që qytetarët të punojnë vetëm katër ditë në javë, si një mundësi e mirë për të filluar turizmin dhe për të ringritur ekonominë pas pandemisë së koronavirusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme