Zelanda e re njoftoi për dy raste të reja, pasi kryeministrja deklaroi se ky shtet e ka mposhtur Coronavirusin

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern deklaroi ditë më parë se shteti të cilin e udhëheqë e ka mposhtu coronavirusin, ndërsa përgëzoi për krijimin e “murit mbrojtës”, kundër parandalimit të kësaj pandemie.

Sipas kryeministres, ky shtet ka bërë një kthesë të rëndësishme, pas mbylljes prej gjashtë javëve, në përpjekje që të ndalojë përhapjen e infeksionit.

Por, pa shkuar shumë kohë nga ky njoftim, në Zelandë të Re janë shënuar edhe dy raste të reja me corornavirus, që lë të kuptohet se mbyllja duhet të vazhdojë edhe për një kohë.

Njëri nga të sëmurët që u diagnostikua gjatë ditës së djeshme, kishte qëndruar në të njëjtin spital ku kishin vdekur katër persona nga kjo sëmundje.

Ai kishte qenë në mesin e 20 personave, që ishin dërguar së bashku për t’i bërë analizat, ndërsa po hetohet nëse edhe të tjerët e kanë të njëjtën sëmundje.

Megjithëse në Zelandë të Re është një mbyllje e lehtë dhe gati të gjitha veprimtaritë janë në funksion, sërish po kërkohet që të mbahet distancë sociale. 

Të ngjashme