Zelensky: Asnjë vrasës nuk do të fshihet

Prishtinë | 20 Gus 2022 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua banorëve të qyteteve që ishin kryesisht nën granatimet ruse.

Ai shtoi se Ukraina do t’i përgjigjet çdo sulmi rus, transmeton Telegrafi.

“Dua t’u drejtohem veçanërisht banorëve të të gjitha qyteteve tona që granatohen vazhdimisht dhe brutalisht nga ushtria ruse. Po ju drejtohem qytetarëve të Kharkiv dhe Mykolaiv, banorëve të të gjitha qyteteve të Donbass, Dnipropetrovsk Oblast, Zaporozhye Oblast. Të gjithë atyre që kanë kaluar këtë tmerr të vazhdueshëm të shkatërrimit”, tha fillimisht i pari i shtetit ukrainas.

Ai shtoi se asnjë sulm rus nuk do të mbetet pa përgjigjen e forcave ukrainase.

“Ne do të përcaktojmë identitetin e çdo pushtuesi që urdhëron dhe kryen këto sulme në qytete. Dhe ne do t’i nxjerrim të gjithë para drejtësisë në një mënyrë apo tjetër. Asnjë vrasës nuk do të fshihet. Dhe ne patjetër do të kthejmë gjithçka që terroristët janë duke u përpjekur të largohem në gërmadha”, tha Zelensky.

Ndryshe, presidenti ukrainas ka falënderuar homologun amerikan, Joe Biden për ndihmën e fundit ushtarake në vlerë të 750 milionë dollarë.

Të ngjashme