Zelensky: Interceptorët evropianë nuk mund të qëndrojnë në depo

Prishtinë | 16 Gus 2026 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për rritjen e mbështetjes evropiane me sisteme të mbrojtjes ajrore, pas një tjetër vale sulmesh ruse ndaj Ukrainës.

Në një postim në X, Zelensky tha se interceptorët evropianë “nuk mund të lejohen thjesht të qëndrojnë në magazina”, duke theksuar se ato nevojiten për mbrojtjen e jetëve dhe infrastrukturës.

Ai pretendoi gjithashtu se Rusia po përdor raketa balistike të Koresë së Veriut për të goditur infrastrukturën dhe për të shkaktuar viktima në Evropë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Zelenskyt, paketat e reja të ndihmës ushtarake do të nënkuptonin “shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e infrastrukturës çdo ditë”.

Të ngjashme