Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka reaguar në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë në ambientet e kryeministrisë.

Zelensky, përmes një postimi në rrjetin social “X”, thotë se me Ramën kanë diskutuar për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve.


“Që në ditët e para të pushtimit, Shqipëria mbështeti Ukrainën, luftën tonë për liri dhe integritet territorial. Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, nënshkruam Marrëveshjen e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të kontribuojë në zhvillimin e bashkëpunimit tonë dhe forcimin e pozitave të Ukrainës në rajonin e Ballkanit. Sot folëm edhe për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve. Falë qeverisë dhe popullit të Shqipërisë, ne nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë suaj ndaj ukrainasve!”, ka shkruar Zelensky në “X”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme