Zelensky pas sulmeve vdekjeprurëse në Kiev: Na duhen më shumë sisteme Patriot

Prishtinë | 20 Gus 2026 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi sot sulmet ajrore ruse në Kiev dhe rrethinat e tij, duke thënë se për sa kohë që Ukraina nuk ka sisteme të mjaftueshme mbrojtëse nga raketat balistike, Rusia nuk do ta marrë seriozisht çështjen e paqes.

Sipas bilancit të fundit, 13 persona u vranë dhe rreth 40 u plagosën në sulmet e mbrëmshme në Kiev dhe rrethinat e tij.

“Rusët janë përgatitur për një kohë të gjatë dhe kanë kombinuar lloje të ndryshme të raketave balistike, raketave kruiz dhe dronëve, me qëllim që të shkaktojnë sa më shumë dëme të jetë e mundur në infrastrukturën civile”, tha Zelensky në Telegram.

Presidenti ukrainas shtoi se ndërsa Moska po investon në raketa balistike dhe përshkallëzim, reagimi i botës ndaj sulmeve të tilla nuk është gjithmonë i përshtatshëm.

“Për sa kohë që Ukraina nuk ka sisteme të mjaftueshme mbrojtëse nga raketat balistike, Rusia nuk do ta marrë seriozisht çështjen e paqes”, tha Zelensky, i cili përsëriti “nevojën e përditshme” për interceptorë për sistemet Patriot.

Të ngjashme