Zelensky: Rusia duhet të ndalojë së bëri kërkesa të panevojshme që zvarritin luftën

This handout photograph taken and released by the Ukrainian Presidential Press Service on September 30, 2022, shows Ukraine's President Volodymyr Zelensky leading a meeting of the National Security and Defence Council in Kyiv. - Ukrainian President Volodymyr Zelensky warned on September 30, 2022 that he would not negotiate with Russia as long as President Vladimir Putin is in power, after Putin annexed four Moscow-occupied Ukrainian regions. (Photo by HANDOUT / UKRAINIAN PRESIDENTIAL PRESS SERVICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / Ukrainian Presidential Press Service" - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS
Prishtinë | 20 Mar 2025 | 20:55 | Nga Ekonomia Online

Rusia duhet të ndalojë së bëri “kërkesa të panevojshme” që zvarritin luftën, u tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky liderëve të BE-së në samitin e sotëm.

“Putini duhet të ndalojë së bëri kërkesa të panevojshme që vetëm e zgjasin luftën dhe duhet të fillojë të përmbushë atë që i premton botës”, thotë Zelensky përmes video-telefonatës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ai i kërkon botës të vazhdojë presionin ndaj Putinit sepse “një moment ata japin fjalën e tyre dhe disa orë më vonë kjo nuk do të thotë absolutisht asgjë”.

Zelensky gjithashtu thotë se sanksionet kundër Moskës duhet të qëndrojnë në fuqi “derisa Rusia të fillojë të tërhiqet nga toka jonë dhe të kompensojë plotësisht dëmin e shkaktuar nga agresioni i saj”.

Duke folur në një konferencë shtypi, Zelensky kundërshtoi kushtet e Rusisë për një marrëveshje të mundshme paqeje dhe thotë se heqja nga tryeza e anëtarësimit të Ukrainës në NATO është një “dhuratë e madhe për Rusinë”.

Të ngjashme