Ushtria e Ukrainës dëshiron të mobilizojë deri në 500,000 njerëz shtesë, ka zbuluar presidenti Volodymyr Zelensky, ndërsa lufta me Rusinë i afrohet një periudhe dyvjeçare.
Në një konferencë shtypi në Kiev, ai tha se komandantët e tij po kërkonin “450,000-500,000 individë”, duke pranuar se kjo ishte një çështje “e ndjeshme” dhe e kushtueshme, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ai tha se i duheshin më shumë detaje përpara se të mbështeste lëvizjen, duke lënë të kuptohet se 500,000 ushtarë ishin tashmë në front.
Komentet e tij vijnë pas pengesave të ndihmës nga ShBA-ja dhe BE-ja.