Zemaj: 31 për qind e nxënësve kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, shqetësuese rastet me të hospitalizuar

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 16:21 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënës se 31 për qind e nxënësve në Kosovë ka rezultuar pozitivë me Covid-19, duke e quajtur shqetësuese rastet me të hospitalizuar, raporton Ekonomia Online.

Ai gjatë takimi të Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me pandeminë, ka thënë se kanë arritur të bëjnë 7000 testime në institucionet arsimore.

“Edhe ky takim është pak më ndryshe për shkak të zhvillimeve të reja. Në dy javët e fundit janë raportuar 7990 raste pozitive. Angazhimi pë testime ka qenë edhe zotim që Kosova do të arrij numër rekord të testimeve”.

Ky bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit me kryetarët e komunave ka dhënë rezultatet e veta e kemi mbajtur arsimin aktiv. Tash në këtë fazën tjetër kemi arritur të bëjmë 7000 testime. 31 % e nxënësve kanë rezultuar pozitiv”, tha Zemaj.

Ai tha se është shqetësuese rastet me të hospitalizuar.

“Ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve ku përqindja është stabile por edhe shqetësuese rastet spitalore. Pavarësisht të gjithave përkushtimi nuk duhet të bie”, tha Zemaj.

Ministri në detyrë Armend Zemaj ka folur edhe për vaksinën anti-Covid, pasi që ka thënë se janë duke vazhduar komunikimet me prodhuesin Covax, ku sasia e prodhimit të vaksinës për Kosovën do të jetë gjatë muajit marsit.

“Janë 40 masa që janë në fuqi, se kush i ka shkel masat janë organet zbatuese të ligjit qoftë ata që mbajnë aktivitete publike, shoqërore apo politike. Angazhimi për vaksinë është ditor dhe nacional dhe ka vështirësi. Komunikimi me prodhuesit është duke vazhduar pjesa që ndërlidhet me Covax konfirmimin e kemi marrë që sasia për prodhim për Kosovën do të jetë gjatë marsit, po presim edhe ne që sa më shpejtë të fillojë vaksinimi”, tha tutje Zemaj.

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, theksoi se shërbimi spitalor është duke u ngarkuar me numër të madh të rasteve ku ka arritur numri i të shtrirëve në 270.

“Për më pak se tri javë kemi rritje prej 66%, sot kemi 270 pacientë shtrirë në spitalet tona. ShSKUK-ja  i bën thirrje qeverisë për të rritur numrin me shtretër, ne nuk kemi spitale rezervë. Shifrat janë shqetësuese dhe një pjesë e madhe të infektuarve janë mbi moshën 50 vjeç. Mbi 2200 profesionistë shëndetësor janë duke u kujdesur për pacientë. Tashmë e kemi të zgjedhur çështjen e oksigjenit dhe e kemi furnizimin me barna, mirëpo ka shpenzueshmëri enorme të tyre.

Ai bëri thirrje qeverisë ta shqyrtojnë situatën aktuale pasi gjinden  para një situate ku shumë shpejt spitalet tona  nuk do të mund të përballojnë këtë gjendje.

Të ngjashme