Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, sot ka zhvilluar një takim virtual me homologun e tij nga Izraeli Yuli Edelstein.
Gjatë këtij takimi është biseduar për gjendjen e pandemisë në Kosovë.
Zemaj tha se është diskutuar edhe angazhimin e Kosovës në gjetjen vaksinës anti-COVID.
Ai theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve në këtë drejtim do të jetë i plotë.
“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme takimi virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, z. Yuli Edelstein të diskutoja për gjendjen e pandemisë në shtetin tonë, përkushtimin, të arriturat dhe sfidat tona si dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë”.
“Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë e popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ishte përkrah qytetarëve tanë në kohën kur na kanosej ekzistenca, ashtu sikur që ne mbajtëm besën në kohët e vështira kur kombet tjera ishin të pabesë ndaj tyre”.
“Andaj, edhe sot, brengat tona i trajtuam në pajtim me situatën e pandemisë, luftimin dhe parandalimin virusit si dhe angazhimin tonë në sigurimin e vaksinave anti Covid.Bashkëpunimi do të jetë i plotë, andaj edhe shpreha falënderim për Ministrin, z. Yuli Edelstein për këtë gatishmëri”.