Zemaj del me një kërkesë për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit

Prishtinë | 19 Dhj 2020 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes me tubimet e organizuara nga shkollat.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka kërkuar që nxënësit të mos bëhen shpërndarës të virusit si dhe tha që tubimet janë vatra të virusit.

Postimi i plotë i Zemajt pa ndërhyrje:

Nxënës, prindër e mësimdhënës të nderuar,

Të zbatohen masat anti Covid pa përjashtim!

Në çdo kohë dhe në çdo vend, nga gjithsecili.

Tubimet dhe udhëtimet organizuara në grupe, janë vatra të mundshme dhe burime të përhapjes së virusit.

Nuk mund të imagjinohet që rinia jonë, fëmijët tanë, të bëhet shpërndarës i mundshëm i virusit vdekjeprurës në kohën kur kërkohet kujdes maksimal i luftimit dhe kufizimit të hapësirës së infeksionit.

Arsimtarë e nxënës të dashur, shëtitjet dhe festat do t’i kemi më të gëzueshme kur ta largojmë virusin.

Bashkë ia dalim!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme