Zemaj dorëzon pajisje dhe material shpenzues për QKMF-në e Fushë – Kosovës

Fushë-Kosovë | 06 Shk 2021 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dorëzuar pajisje dhe material shpenzues për QKMF-në e Fushë-Kosovës.

Ai ka thënë se mjekësia primare, çdo herë ka nevojë për pajisje dhe material shpenzues, pasi është kontakti i parë i qytetarit, kur ai ka shqetësime shëndetësore

Postimi i plotë i tij:

Mjekësia primare, çdo herë ka nevojë për pajisje dhe material shpenzues, pasi është kontakti i parë i qytetarit, kur ai ka shqetësime shëndetësore.

Sot, me kënaqësi, dorëzova pajisje për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Fushë Kosovë.

Pajisjet dhe materiali shpenzues që kjo qendër e pranoi sot, do të jetë ndihmesë modeste për cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Stafin dhe personelin e urova për suksese në punën e tyre humane!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme