Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka njoftuar se ka bërë emërimin e anëtarëve të rinj të Bordit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike, transmeton IndeksOnline.
Siç ka thënë Zemaj qëllimi i politikave të tij është që të fuqizohen kapacitetet profesionale dhe shërbimet mjekësore brenda Kosovës, ashtu sikur janë të vendosur dhe të përkushtuar për të rritur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve ekzistuese.
Ai ka shtuar tutje se prioritet në këtë drejtim do të jetë ulja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit deri në 50%.