Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka adresuar kritika dhe akuza të ashpra ndaj deputetes së VV-së, Albulena Haxhiut.
Haxhiu, që është edhe kryetare e komisionit për Legjislacion, kërkoi që të raportojnë para komisionit ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, dhe kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Sylë Hoxha.
Ndërsa, deputeti Zemaj, në replikën e tij, akuzoi Haxhiun, por edhe VV-në për vdekjen e Astrit Deharit, raporton Ekonomia Online.
Thirrjen për raportim të ministres dhe kryeprokurorit Hoxha, deputeti Zemaj e konsideroi si politike.
“Një javë para se të ndodhë rasti ne e kemi pasur Dhurata Hoxhën në komision dhe ju kryetare nuk i keni bërë asnjë pyetje për trajtimin të burgjeve. E keni shty njeriun me vra veten, e tash shiko çfarë bëni”, tha Zemaj, i cili më pas e lëshoi, së bashku me kolegë, sallën ku po mbahej takimi.