Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot Aeroportin e Prishtinës së bashku me inspektorët dhe drejtuesit e Policisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Zemaj tha se inspektorët dhe policët kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri.
Ai tha se do të vazhdojë ashpërsimi i zbatimit të masave dhe nuk se nuk do të lejojnë që nga të papërgjegjshmit të dëmtohen jeta dhe ekonomia e të gjithëve.
“Inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri. Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19. Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë! Nuk do të lejojmë që nga të papërgjegjshmit të dëmtohen jeta dhe ekonomia e të gjithëve”, ka shkruar Zemaj.
Mbrëmë, Policia e Kosovës dhe Inspektorati kanë zhvilluar një aksion në shumë qytete të Kosovës, ku kanë mbyllur disa lokale që nuk kanë respektuar masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit