Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se dështimi i mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është pasqyrë e neglizhencës jomorale të pozitës, raporton Ekonomia Online.
Ai më tej tha se në mblehdje kjo parti kishte për qëllim të kërkonte debat paralamentar për marrëveshjen e Washingtonit.
“Kjo është pasqyrë e keqe dhe neglizhencë jomorale. Kemi një mazhorancë që në kohën kur do të duhej të tregonte diçka në 100 ditëshin e saj, që në fakt ka vetëm kapje e degradim dhe popullzim të skajshëm”.
“Është shqetësuese, ne ishim këtu që të kërkojmë debat parlamentar për të diskutuar lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit. Kjo marrëveshje që është në interes të qytetarëve të Kosovës”.
“Në do ta procedojmë dhe të kërkojmë që debati parlamentar të mbahet sa më shpejt në mënyrë që të ruajmë marrëdhëniet me Washingtonin”.
“Nuk ka gjë më të rëndësishme se takimi me Kryesinë dhe trajtimi i temave të rëndësishme për qytetarëve. Tema që në po kërkojmë debat është ajo që betonon një partneritet dhe lidhje historike me ShBA-në”.