Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se partia e tij, i ka të qarta të gjitha ato që i kanë bërë opozita e kaluar, për dhunën në Kuvend.
“ Ne nuk do të bëjmë atë që kanë bërë me gaz e molotovi por ne do të kërkojmë drejtësi. Jo rastësisht është ulur ministri aty afër jush kryeministër”, tha Zemaj.
Ai ka theksuar se në aspektin ligjor janë parë deklaratat e qytetarëve, “janë dhjetëra banor të moshave të ndryshme që e flasin të njëjtën ngjarje, për të njëjtën familje për të njëjtin person, sidomos ata student të 95/6/7 kanë deklaruar, në atëkohë ka qenë e vështir që po studion juridik sepse je përball me paramilitar serb” tha Zemaj, raporton EkonomiaOnline.
Ndërsa ka kërkuar që institucionet të jenë me duart e pastra.
“ Deklarimet e kryeministrit unë besoj që janë të vërteta, por duhet të marrim vesh se hetimet deri ku kanë shkuar”, tha ai.