Në orën 15:00 ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do të dalë në një konferencë për media në të cilën do të flasë për situatën epidemiologjike në vend.
Një gjë të tillë përmes një komunikate për media e kanë konfirmuar nga zyra për media e MSH-së.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën për media e cila mbahet sot (e premte) më 17 korrik 2020 në MSh duke filluar nga ora 15:00”, thuhet në njoftim.
Përveç tjerash në këtë konferencë do të tregohen edhe rezultatet e infektimeve me COVID-19.
“Në këtë konferencë do të publikohen edhe rezultatet ditore për Covid-19 në Kosovë”, thuhet në njoftim.