Zemaj: Menaxhimi i pandemisë u bë pa shfrytëzuar buxhetin nga shteti

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjatë një takimi virtual u ka thënë donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë se Kosova është më mirë se vendet e rajonit e madje edhe më mirë se vendet me sistem shëndetësor më të avansuar, sa i përket menaxhimit të pandemisë.

Zemaj tha se Kosova dhe Ministria e Shëndetësisë është me fat që ka partner ndërkombëtarë që po ndihmojnë vendin tonë në luftë kundër COVID-19.

“Që nga marrja e mandatit si ministër i Shëndetësisë, nuk kam shpenzuar asnjë cent nga arka e shteti sa i përket menaxhimit të pandemisë, e gjithë ky rrugëtim është bërë me ndihmën e donatorëve”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

“Donatorët që po ofrojnë ndihmë shumë të çmuar në këtë kohë të pandemisë, janë shtetet sikurse: SHBA, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Turqia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencia e Kombeve të Bashkuara (OBSH, UNICEF, UNDP, Banka Botërore)”

Se Kosova është më mirë se vendet e rajonit e madje edhe më mirë se vendet me sistem shëndetësor më të avansuar, sa i…

Gepostet von Armend Zemaj am Dienstag, 29. September 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme